Maliqi degjeneron Albatros Rexhajn: Dhëndërr i Rilindjes, nipi i vjehrrit tënd është bërë drejtor OSTE-je nga Balluku

Publicisti Albatros Rexhaj është larguar nga studio e emisionit në Report TV pas një përplasjeje me ish-deputetin Lefter Maliqi.

Teksa u pyet se pse protestat e opozitës nuk frymëzojnë, Rexhaj tha se kur flasin Maliqi apo të tjerë, njerëzit ndërrojnë kanalin e TV.

Maliqi iu kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë se “kur njerëzit dëgjojnë duke folur dhëndrrin e Rilindjes vënë duart në kokë! Ky ka interesa personale me PS. Nipi i vjehrrit të tij është bërë drejtor OSTE-je nga Belinda Balluku. Ky bashkëjeton me një njeri që babain e ka nënkryetar bashkie”.

Pasi Maliqi i tha të vërtetat në sy, Rexhaj u gjend i gozhduar dhe nuk mundi të përgjigjej më duke u larguar nga studio.

 

 

About Redaksia

Check Also

Noka takime me shitësit ambulancë: Këtu nis revolta e vërtetë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të …