Përse duhet falenderuar Taulant Balla

“RD”

Sepse si një idiot i trembur pranoi sot publikisht para gjykatës se është keqpërdorur nga shefi i tij për të bërë një denoncim ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për të cilin ai dëshmoi se nuk kishte asnjë informacion, ndonëse është ai që e ka bërë denoncimin në SPAK.

Sepse si një frikacak mohoi që të ishte autori i dojes duke ekspozuar shefin e tij dhe duke dashur ta kalojë barrën e përgjegjësisë për mashtrimin e bërë me denoncimin tek Carlo i Edit.

Sepse genjeu kur tha se denoncimin e ka bërë si qytetar në një kohë që zyrtarisht ka deklaruar se denoncimin e ka bërë si Kryetar i grupit parlamentar të PS. 

Sepse i tregoi, jo vetëm opinionit publik, por të gjithë partnerëve të këtij vendi se prokurorë të SPAK janë keqpërdorur nga regjimi për procese politike ndaj opozitës.

Sepse me dëshminë e tij duke deklaruar se i kishte dhënë 10 detyra SPAK për këtë dosje i tregoi të gjithëve brenda dhe jashtë këtij vendi se tutori i këtyre prokurorëve është kreu i regjimit.

Sepse i tregoi edhe atyre që ende kishin ndonjë dyshim, se drejtëisa në Shqipëri është në duart e  një grushti mercenarësh politikë që opozitën e konsiderojnë si “armikun e klasës” dhe janë në shërbim të mbajtjes në këmbë të regjimit më kriminal që Europa ka njohur në dekadën e fundit.

Dhe mbi të gjitha, se bindi këdo në pafajësinë e akuzuesve të tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Lëvizje brenda socialistëve/ Malaj: E mbështes Spiropalin nëse ndahet nga Rama

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania debatet e brendshme …