Nga Bislim AHMETAJ
Ndoshta ka qënë viti 2000 apo 2001, kur jam takuar në zyrën e tij me Profesor Ekrem Kryeziun, atë kohë Kryetar i Komunës së Prizrenit dhe Nën/ Kryetar i LDK-s.
Pasi shkëmbyem nderimet e rastit, nisëm një bisedë të shtruar për hallet e përbashkëta të dy partive tona si motra.
Bisedë, që jo rastësisht mu kujtua sonte dhe po mundohem ta prodhoj thuajse në mënyrë autentike.
Prof.Kryeziu -A ta dëgjon fjalën Sali Berisha?
Unë – Berisha siç e dini edhe ju është njeri që dëgjon me shumë vemendje dhe respekt, por në fund ban si di vetë.
Prof. Kryeziu – Pash hatrin e Zotit thuaj nga ana ime, që të bëj çmos dhe ta ruaj Partinë Demokratike nga fenomeni i “ozganizimit”. Partinë Demokratike në Shqipëri dhe Lidhjen Demokratike në Kosovë i ndjekin dhe i votojnë qytetarët e dy vendeve tona për arësyen e vetme, sepse ato udhëhiqen nga mendimi i elitave intelektuale. Po ra ky nivel dhe po ndryshoj ky kurs, dy partitë tona marrin fund…
Biseda jonë atë kohë vazhdoj gjatë.
Unë sigurisht që ja përcolla Berishës porosinë e profesorit.
Me pas jemi takuar shpesh herë, por kemi folur më shumë për letërsi se sa për politikë.
Sonte pas 26 vitesh, më erdhi në kujtesë ajo bisedë, kur pash se po rishfaqet i njëjti sindrom i vjetër me emra të rinj; fenomeni i “meremizimit” të Partisë Demokratike.
Kush ka hatër dhe mundësi duhet të bëj çmos dhe ta ruaj forcën më të madhe të opozitës nga “meremizimi”.
#I pari vet Berisha,
#pastaj edhe ne të tjerët…
Gazeta RD