Kapadaiu i Tiranës që u denigrua në Athinë!

Nga Boldnews.al

Çështje orësh pësoi si gjithnjë ndryshim 360 gradë. Nuk është hera e parë, por forma e tij e të bërit politikë, duke treguar dhëmbët në Shqipëri, por i nënshtruar deri në qesharak në takimet jashtë vendit.

Në vizitën që po vijon në Greqi në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, kryeministri Rama pati një takim me homologun grek Mitsotakis. I veshur shpërqëndrueeshëm, pa etikë dhe protokoll, Rama shkoi me të njëtën veshje që mban kur takon fermerët e Divjakës, madje patronazhistë të hequr si fermerë. Tej dukjes, ai tentoi të zbusë situatën me qëllimin e kapjes së ndonjë lajmi; teksa kërkoi ndjesë pasi protokolli i tij nuk e kishte informuar se takimi ishte në kuadratin zyrtar që përfshin edhe etikën e veshjes.

Kryeministri grek e kaloi lehtë dhe tërësisht në injorim këtë “lajmin e madh” që donte në nxirrte Rama. Djalli nuk fshihej në detajet (poturet e zeza), por në sjelljen politike kur shtrohen çështje të marrëdhënieve dypalëshe, drejtësia e shantazhuar nga pushteti apo edhe integrimit dhe integritetit të vendit.

I pyetur nga gazetarët për dënimin e Fredi Belerit, kryeministri Rama dha një përgjigje në dukje të butë dhe me qëndrimin se në Shqipëri sipas tij po ndodh diçka serioze që ka të bëjë me “drejtësinë e pavarur”, e cila kjo drejtësi po i dënonte edhe njerëzit e tij politik.

Duke iu referuar Belerit, Rama tha: “Po pse duhet t’i kthehemi, është i lumtur është eurodeputet. Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie që është çuar në paraburgim do ta kishte ëndërr, por vazhdojnë të jenë në burg. Sot kam provë që në atë kohë dukej sikur ishte rast unik. Dhe jam përpjekur t’ia shpjegoj mikut tim të dashur Qirjakos që kjo është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi që po bëhet një problem”, tha Rama.

Për të drejtësia “është problem”. Kjo u tha në një vend që është anëtar i BE-së dhe ka një tjetër qasje në raport me drejtësinë. E tha gjithashtu në një vend fqinj, që jo gjithnjë ka qenë një “fqinj i mirë” për ne, në kohë dhe rrethana.

Kryeministri ynë foli ashtu siç ishte veshur, si në një takim me fermerë e blegtorë që mbarështojnë dhi. Lirshëm, pa teklif dhe në përpjekje për tu duket lider i madh tha tre të vërteta që nuk ishte vendi dhe koha për t’i thënë.

Raporti me drejtësinë sot i ka kushtuar Shqipërisë bllokim të procesit të integrimit në BE, pa e kuptuar se drejtësia është llastik në duart e tij dhe në ndonjë moment që nuk i pëlqen vendimet e saj, Rama tregon forcën. Këtë BE e di më mirë se kushdo, ndaj Shqipërinë e ka futur në rrethin e kuq të monitorimit të rreptë. Po ashtu ai gjeti ditën e gabuar për tu duket “lider interesant”. Mali i Zi është me një këmbë në Bashkimin Europian, ndërsa Rama po na dërgon në një qendër tjetër “integruese” që nuk kapërcen më larg se Beogradi.

About Redaksia

Check Also

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesiç: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat!

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, …