Noka takime në Njësinë 8: Çdo qytetar që zgjedh protestën ndaj regjimit është një opozitë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, zhvilloi sot një sërë takimesh në Njësinë 8 të Tiranës, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së 8 Majit.

Noka u drejtoi qytetarëve një mesazh të fortë, duke theksuar se çdo individ që zgjedh të dalë në protestë përfaqëson vetë opozitën.

Sipas tij, regjimi aktual po përdor çdo zë publik si mjet propagande, duke u përpjekur të neutralizojë çdo formë kritike. Opozita dhe demokratët kanë si qëllim t’i japin zë ‘shumicës së heshtur’, është shprehur Noka gjatë takimeve.

Postimi

Sot në Njësinë 8 për 8 majin.

Çdo qytetar që zgjedh protestën ndaj regjimit është një opozitë.

Për të mbijetuar, ky regjim është gati ta kthejë çdo zë publik në megafon të propagandës së vet, por ne do i japim zë asaj shumice të heshtur e jo pak të frikësuar, të mbrojë dinjitetin e emrit shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesiç: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat!

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, …