Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, strategjia e protestës së 8 majit do të bazohet te qëndresa, pavarësisht ndërhyrjeve të mundshme nga autoritetet. Ai theksoi se opozita dhe mbështetësit e saj do të vijojnë të qëndrojnë të vendosur dhe të pamposhtur përballë çdo presioni.
Berisha tha se, kjo qëndresë ka rritur besimin e qytetarëve dhe ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar
Albi Topi: Zoti Berisha, në protestën e fundit, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën pa mbaruar ende mirë tubimi i thirrur nga PD. Çfarë strategjie do ndiqni më 8 maj në mënyrë që qytetarët të mos largohen në rast se policia do vendosë në zbatim të njëjtin skenar?
Sali Berisha: Strategjia do jetë qëndresë, qëndresë dhe ne mbetemi të pamposhtur. Asgjë nuk na mposht ne.
Ne në Shqipëri kemi fituar besim të madh te shqiptarët, por kemi fituar besim te komuniteti ndërkombëtar.
U them ju që ka një vlerësim jashtëzakonisht të madh për qëndresën e shqiptarëve për protestat.
Gazeta RD