Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve/ Berisha: Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dosja me dëshminë e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve është dërguar si sekret në gjykatë! Berisha i bëri thirrje gjykatës ta refuzojë këtë dokument të turpshëm

Berisha: Dhe kjo dosje është dërguar në gjykatë?
Sekret.
Çfarë është sekret?
Sekret maskarallëqet e tyre, turpi i tyre.

Gazetarët: Në cilësinë e kallëzuesit ju keni të drejtë të tërhiqni dosjen, kështu që mund të jetë sekret për palët e tjera…

Sali Berisha: Jo, e kanë shkruar sekret aty duke besuar se unë nuk do ua bëj të ditur gazetarëve këtë.
Po si të mos ua bëj unë të ditur këtë, që kjo është për Gines.

Gazetarët: Në fakt keni një dosje tjetër z. Berisha sekret për zonjën Balluku dhe PD nuk po e bën të ditur? Pra, po mbani dy standarde?

Sali Berisha: Ta them unë ty, në atë dosjen Balluku, të garantoj unë ty se po të ishte Sali Berisha paditësi, në mënyrë absolute do ta bëja sekret. Në këtë dosje jam palë unë. Aty unë jam i detyruar, kolegëve të mi, bashkëpunëtorëve të mi nuk u kërkoj, pse?
Ka një ndryshim shumë të madh.
Aty ka bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë në asnjë rrethanë nuk pranoj kurrë që ata të tradhtohen.
Për mua bashkëpunëtorët e drejtësisë janë njerëz shumë të çmuar, pavarësisht se kanë bërë gabime.
Por në fund të fundit, i kanë thirrur vetes dhe kanë gjetur një miligram liri njerëzore që t’i shërbejnë shoqërisë me dëshminë e tyre.
Ata që kërkojnë që ne të nxjerrim në treg të penduarit dhe dëshmitarët e drejtësisë, ata gabohen, nuk do ta gjejnë kurrë këtë.
Sepse ne mund të kemi me individë të caktuar, por ne jemi për procesin e hetimit mbështetje e plotë dhe totale.
Tani si më thua ti mua, të marr unë dhe të nxjerr bashkëpunëtorët e drejtësisë në pazar.

Gazetarët: Po e artikuloni për herë të parë?

Sali Berisha: Jo, e kam thënë. Aty ka të penduar të drejtësisë. Dhe unë nuk jam që të dalin kurrë të penduarit e drejtësisë. Përkundrazi jam për mbrojtjen e tyre më të plotë.
Të mos e kalojmë atje tani se kjo është mënyrë për ta shpërndarë problemin.
Tani, dosja për Irena Gjokën, dëshmia e Irenës është pa miratimin e asnjë hetuesi.
Dhe fuqia e Irenës është e tillë mbi Dumanin sa ai e merr dhe e përcjell në gjykatë dosjen në këtë mënyrë, duke e ditur që ky është një krim, duke e ditur që ky është një turp, duke e ditur që ky është një akt i papërgjegjshëm.
Dhe i vë aty, sekret. Çfarë sekreti?
Unë ftoj gjykatën ta kthejë dosjen për hetim. Të refuzojë një dokument të tillë të turpshëm që nuk ekziston në asnjë dosje gjyqësore në botë, përveçse në dosjen e përgatitur nga Dumani dhe të dorëzuar në SKAP.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi-Hoxhës: Së paku u kërkoni falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, …