Mega-skandali/ Berisha: Dëshmia e Irenës me 5 mbiemra nuk ka firmën e hetuesve! Kjo është për Guiness!

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK denoncoi mega-skandalin e gjyqtares Irena Gjoka.
Berisha tha se, dëshmia e Irenës me 5 mbiemra nuk ka firmën e hetuesve! Kjo është për Guiness!

Berisha: Irena me 5 mbiemra, Altin Troplini i hapi, për ta mbrojtur, dosje hetimore.
E paditur, hapi dosjen.
Dosjen e hapi pa emër.
Dhe, Irena thirret për dëshmitare.
Pra, keni parë ju, dosje penale pa të akuzuar, mbajeni mend këtë, dosje penale pa të akuzuar.
Kjo është forma më e poshtër e njerëzve të antiligjit.
Shikoni tani, shikoni pak këtu.
A mund të imagjinoni ju që dëshmia e Irenës në dy faqe e gjysëm, ka vetëm firmën e Irenës dhe administrohet në dosje gjyqësore pa firmën e hetuesit.
Ja ku e keni!
Ky është hetimi që ka bërë Altin Troplini për Irena Dumanin.
Tani, që një procesverbal, një dëshmi, do u përgjigjet pyetjeve ai që është thirrur, pa diskutim.
Por që hetuesit, Toni Gramo dhe Elton Kërluku, nuk e kanë firmosur.
Është për Guiness, miq.
Dosje gjyqësore e dërguar në gjykatë.
Pse nuk e kanë firmosur?
Nuk kanë dashur të firmosin mashtrimet e Irenës me 5 mbiemra.

Gazetarët: Mos ndoshta është ndërruar deklarimi dhe nuk i kanë gjetur hetuesit ta firmosin?

Sali Berisha: Ç’ka ndodh, këtë nuk mund ta them. Bravo, edhe kjo mund të jetë.
Çdo gjë mund të jetë.
Por në planet, një dosje në të cilën të jetë thirrur për dëshmi në prokurori, dhe të ketë dëshmuar vetëm i thirrur dhe të mos jenë ata që i kanë bërë pyetjet, të mos kenë firmat, është rasti unik Irena me 5 mbiemra.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 8 Majit/ Berisha: Strategjia do komunikohet sapo të shihet e domosdoshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë deklaratës së sotme për gazetarët para godinës së SPAK …