Berisha-gazetarëve: Denonconi skandalet e Dumanit, unë nuk i konfondoj kurrë gazetarët me pronarët!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje gazetarëve të të denoncojnë skandalet e Dumanit. Ai tha se, unë nuk i konfondoj kurrë gazetarët me pronarët! Berisha tha se, nuk kam sulmuar shtypin, por mafien e fjalës së lirë.

Berisha: Tani, kujt ia ka blerë?
Ia ka blerë xhaxhait të gruas.
Por xhaxhait të gruas, Andon Pango, delinkuent i dënuar me 6 vite sepse i shiste nga dy herë apartamentet, Altin Troplini i dërgon badigardin e tij për të keqtrajtuar, njeriun e uniformës pra, jo privat, të shtetit, i dërgon për të keqtrajtuar 2 pensionistë që kishin paguar, kishin blerë apartamentin, kishin paguar, por zhongleri Andon Pango e kishte shitur përëri më shtrenjtë.
Ky i dërgon rojet e tij, që i paguante shteti për ta siguruar këtë, për të nxjerrë pensionistët nga shtëpia, për t’i keqtrajtuar ata.
Dhe ju e keni parë videon, dhe ju lutem nëse pronarët u lejojnë, ritransmetojeni.
Në rast se nuk lejojnë, i denonconi si mafiozë të fjalës së lirë.
Ky është sugjerimi im për ju.
Dhe për një gjë jam këtu, mos gaboni kurrë, se unë nuk konfondoj kurrë gazetarët me pronarët.
Harrojeni këtë.
Ju mos u mashtroni nga pronarët dhe të thoni që ja si po sulmon Berisha shtypin.
Jo, jo, unë sulmoj mafien e fjalës së lirë si mafia më e rrezikshme e kokainës.

Gazetarët: A e keni denoncuar rastin Dumani?

Sali Berisha: Do ta shihni radhën tjetër vilën Dumani, por u lutem shumë, bëni ndonjë kontroll në media se do ketë shumë gjëra interesante.
Duhej të ishte sot, e kisha gati, mirëpo doli një dokument për Guiness.
Atëherë, thashë më mirë t’ua paraqes medieve dokumentin për Gines të Irenës me 5 mbiemra.
Dhe ky dokument do t’u përcillet të gjithëve ju në postën elektronike.

About Redaksia

Check Also

Korreshi denoncon skandalin: Inceneratorët në Lushnjë po helmojnë qytetarët!

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me situatën e inceneratorëve në Lushnjë, duke …