Berisha: Ju jeni të gjithë Ballukizuar, ju vidhni dhe kërkoni të flisni për hallet e popullit!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në parlament, akuzoi mazhorancën socialiste se, pasi kanë vjedhur kërkojnë që të flasin për hallet e popullit.

Berisha deklaroi se, emigrantët shqiptarë në Irlandë lakuriq në kuptimin figurativ kryetarin tuaj të parlamentit, duke e akuzuar se bllokojnë drejtësinë.

Berisha: Zonja deputete, zotërinj deputetë, të dashur qytetarë dhe qytetarë që më ndiqni këtë seancë, në axhendë kushtuar problemeve tuaja, por kjo është hipokrizia më e madhe e tyre. Cilido që pat fatin të ndjekë lajmin e censuruar në mënyrë të padenjë nga mediat e kontrolluar nga Edi Rama, në të cilin shqiptarët e diasporës në Irlandë, emigrantët tanë e zhveshën lakuriq në kuptimin figurativ kryetarin tuaj të parlamentit, dhe i thanë, ne jemi këtu se vidhni ju.
Ne marrim rrugët e botës. Dëgjojeni, dëgjojeni lajme me zë me figurë. Se ju vidhni. Dhe më keq se kaq, jo vetëm vidhni, por ju mbroni hajdutët. Ju bllokoni prokurorët, siç bllokuar rastin Balluku. Ne ikim, ikim dhe vetëm ikim nga një tokë që është bërë tashmë për ne, nga e bekuar në tokë e mallkuar. Sepse ju vidhni.
Sepse ju, në vend se një ditë të ktheheni në njeri, bëni aktin siç ai krimineli dje që shtypi dy engjëj dhe ja mbathi e i la aty pa asnjë ndihmë. Dhe ti do të thoshe se ai ishte një njeri i përkëdhelur i pushtetit.
Pra, edhe ju e shihni që ajo vjedh. E shihni që vetëm kontrolli i fundit, kontrollin që është bërë para pesë ditësh. A e dini ju se Sokol Balluku me dhëndërrin e tyre, Arben Balluku, me të gjithë sojin që u kontrolluan, a e morët vesh ju që bëhej fjalë për të paktën 80 milionë euro në kërkim të grabitura prej tyre dhe ju e mbroni. A e morët vesh ju?
Atëherë, çfarë seance bëni ju për hallet e qytetarëve, kur ai thoshte ne ikim, marrim rrugët e dheut se ju vidhni dhe s’krijoni asnjë mundësi. Ju, jo çdo njeri prej jush, nuk them, por në tërësi meritoni mbiemrin Balluku. A nuk është ky Enea Balluku, më thoni mua, i cili pret çdo ditë shiringën e korrupsionit? Lubinë. Për t’i rregulluar letrat, për t’i falsifikuar. Më thoni pak.
Si mund të flisni ju për hallet e popullit apo jo? Edhe organizoni edhe seancë. Si mund të flisni ju kur jeni e vetmja qeveri, në Evropë, e cila në kulmin e çmimeve të naftës dhe gazit, ju hiqni fshatarëve subvencionin për naftën. A ka cinizëm më të madh se ky? A ka akt më të papërgjegjshëm?

About Redaksia

Check Also

Monstra i Durrësit u dorëzua tek lokali i shtabit elektoral të PS/ Denoncimi…

Deputeti i PD, Arian Ndoji ka bërë një denoncim të fortë në Parlament duke deklaruar …