Mariglen Kume, MCN TV: Në daljen tuaj në Dibër, por edhe në konferencën për shtyp që keni bërë këtu në, në selinë e Partisë Demokratike, keni deklaruar se z. Salianji ka drekuar në burg me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Mirëpo, pas kësaj ju në mënyrë po them të njëanshme e keni kooptuar në kryesinë e Partisë Demokratike. Si e keni kooptuar ju, me çfarë vendimmarrje ose logjike politike keni kooptuar në kryesinë e Partisë Demokratike kur keni pasur informacione për marrëdhëniet e tij me këto grupe? Dhe pyetja e dytë, që t’i bëj në një. Pyetja e dytë është: vetë Salianji ka deklaruar se deri më 25 nëntor të 2025-ës, kur nisi lëvizjen e tij, çdo takim që ka bërë e ka bërë me porosinë tuaj. A kanë qenë edhe këta persona po them pjesë e porosisë suaj?
Sali Berisha: Po e nis nga e dyta. Të imagjinosh se unë mund të porosis të takohesh me Pëllumb Gjokën apo Oltion Bistrin, për të cilin unë e kam denoncuar prej vitesh e denoncoj, nuk ka gjë më të pavërtetë.
Kthehem, po dal tek pyetja e parë. Tani unë edhe një ditë e thashë, e them dhe këtu para jush. Në jetën time, një nga parimet më themelore të veprimtarisë sime është kjo: mos paragjyko dhe mos u nis nga mosbesimi.
Nuk paragjykoj unë kurrë, kurrë! Ai nuk ka bërë mirë. Por ajo, në ndërtesë, se ja pra. Ai ka bërë një skenë pak a shumë si këtu, si këta. Nuk duhesh të përzihesh me ta.
Unë nisem nga besimi, jo mosbesimi. Nuk nisem kurrë nga paragjykimi. Jo, e kam ligj unë këtë. Dhe çfarë ndodh? Unë pikërisht, se nisem në këtë mënyrë, e propozova të kooptohet ai në kryesi. Por ai vetë mori vendime të tjera pastaj.
Ai vetë mori, doli, bëri gjithë ato dhe, dhe meqë jam këtu, unë kam vlerësim të palëkundur për gazetarët. Ju them edhe s’keni për të gjetur kurrë edhe për ata që shkruajnë ditë e natë kundra meje, nuk kam unë asnjë problem me këtë.
Problemi të vetëm kam këtë. Kur nga zyra e Edi Ramës, Fania, vetë personalisht, publikon në katër orë 16 lajme, ai ia ngrin faqen BalkanWeb-it.
Nga faqe gazetarësh profesionistësh që informojnë, e shndërron në faqe të Fanes. Edhe unë nuk mund të hesht. Ta them. Absolutisht! Jo, sepse për mua asgjë s’po kushton. Por mediat i dua. Gazetarët i respektoj. Nga kush e kam unë këtë, do të thuash ti? E kam nxjerrë nga gazetarët.
Nuk nisem kurrë pa informacion. E kam, sepse gazetari nuk mund të pranojë, gazetari është gazetar, ju që jeni gazetarë, a mund të pranoni ju të vërshohen këtu 16 lajme në katër orë?
Si mund të bëhet kjo? Dhe thashë edhe një ditë, as Donald Trumpi po t’ia kontrollosh këtu social dhe X-in, nuk ka 16 lajme në 4 orë. Pra, këto janë. Pastaj, ai bën zgjedhjet e tij, por që të ndodhë, drekon me Taulant Ballën.
A të kujtohet ty ajo, ai pallati që hynte tek Desada atje sipër? Luli me Taon. Ky nuk shkoi te Desada, po shkoi tek Air Albania. Me dëshmitarë. Dhe jo vetëm për veten.
Atëherë, ai bën zgjedhjet e veta.
Gazeta RD