Berisha-Kryesisë: Kryengritja paqësore e datës 8 duhet të jetë më madhështorja dhe më e fuqishmja!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar nga Kryesia që të përgatiten për protestën e 8 majit.

Duke e konsideruar atë protestën e së pretmes, si kryengritjen më paqësore, Berisha tha se protesta duhet të jetë më madhështorja dhe më e fuqishmja.

Berisha: Edi Rama dhe njëherë është i plagosur. Nuk e merr më veten.

Ngado që të shkojë, çfarëdo që të bëjë.

Ndaj dhe të dashur anëtare dhe anëtarë të kryesisë, këto pak ditë që kanë mbetur duhet ta bëjmë natën ditë për të organizuar kryengritjen më madhështore që kanë parë shqiptarët.

Ju e patë vetë, unë sot zgjodha për të folur këtë, se këtu flet i gjithë spektri politik i Europës.

Por rezoluta e IDU dhe miqtë tanë që takuam, ndajnë një për një të gjitha mendimet dhe qëndrimet tona ndaj këtij regjimi.

Kështu që kjo periudhë që na ka mbetur, është e domosdoshme që kryengritja paqësore e datës 8 të jetë më madhështorja, më e fuqishmja.

Dhe ftoj të gjithë demokratët, të gjithë mbështetësit tanë të ngrihen fuqishëm sepse zëri i tyre dëgjohet absolutisht më fort se kurrë sot dhe nuk është më një zë i vetmuar në shkretëtirë, por është një zë që jehon në mbarë Europën dhe tek njerëzit e lirë kudo në botë.

About Redaksia

Check Also

‘Reporterët pa Kufij’ akuzon direkt Ramën/ “Gazetarët po kërcënohen…”‘

Reporterët pa Kufij i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e tyre …