Nga Iva V.GRILLO
-Pjesa e 2-të-
Besoj disa nga ju e mbajnë mend qokën që iu bë kryeministrit shqiptar nga Ambasada Italiane në Berlin, para disa ditësh në vizitën e tij private në Gjermani…
Praktikisht trupi diplomatik italian u përfshi direkt në promovimin dhe shitjen e pikturave private të Kryeministrit shqiptar…plus zbukurimin/pastrimin e imazhit të tij ndërkombëtar.
Nuk dihet nëse stafi i ambasadës apo shteti italian merr ndonjë përqindje nga shitjet e pikturave private të kryeministrit shqiptar 🤔…apo ndoshta merr në këmbim favore të tjera…
Gjithsesi, sot shohim se stafi i ambasadës duket se i ka fshirë fotot specifike të “ballos/banketit” të shtruar në mbështetje të vizitës private dhe biznesit privat të kryeministrit shqiptar… (me shumë gjasa të paguar nga taksat e qytetarëve italianë…).
Nuk dihet nëse ambasada italiane në Berlin i ka thirrur mendjes duke e kuptuar se ka të bëjë me një konflikt të pastër interesi të palëve të përfshira, apo thjeshtë ka dashur të humbasë gjurmët e një qoke jashtë çdo etike profesionale e diplomatike me kosto për reputacionin e tyre, tek ofrojnë “shërbime retushimi” për kryeministrin e qeverisë më të korruptuar në Evropë e më tej…
#nameandshame


Gazeta RD