Berisha: Jeni të gjithë sot në dorë të Lubisë! Keni një argat të Beogradit kryetar të qeverisë, prandaj dhe ai nuk vjen dot këtu

Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua deputetëve të PS se, jeni të gjithë sot në dorë të Lubisë!

Berisha tha më tej se, keni një argat të Beogradit kryetar të qeverisë, prandaj dhe ai nuk vjen dot këtu.

Berisha: E patë Ballukun apo jo? Dje bëri edhe rolin e kryetarit tuaj. Do t’ia marrë atij tjetrit, po t’ia marrë sa të dojë atij. Po e filloi fraksioni i Firit. Hajde mos i shkoni po të doni. Po ç’është kjo? Pra, nuk vjen ai. A e patë raportin? A e patë raportin? Se si thotë parlamenti është inekzistent pothuaj, në funksionet e tij.

A e patë çfarë thuhet për Ballukun? Që e keni mbrojtur politikisht imunitetin e saj. A e patë? A e lexuat? O Lubistë! Në vend se të ulni kokën, prapë ngrini, ngrini kokën ta mbroni. Po keni vend apo jo? Keni atdhe? Keni qytetarë? Vjedhjet e Lubisë shkatërrojnë integrimin, thoni ju? Po lexojeni po të doni.

Zonjë, zonjë. Mos e lëviz atë, mos e lëviz kronometrin, se po i zhduk minutat. Në qoftë se ka një gjë që i bëni të gjitha ju. Po i bëni. Prandaj kronometrin mos ma lëviz. E patë o zotërinj, se çfarë thotë për gjyqësorin? E lexuat apo jo? Po të damkosur nga kryetari juaj.

E keni të gjithë nga Edi Rama, sepse është kreu i Meduzës, i AKSHI-t. A e dini ju, t’ua lexoj unë ju pak regjistrimin e Geron Meces: ku i thotë Linda Surrelit, i përcakton të gjitha tenderat. Po ABI Bank-u i Lindës? Po JetBank i Edi Ramës? A, çfarë kujtoni ju? Se do të tolerohen më tutje? Jo. Ju po çoni drejt bllokimit të procesit të integrimit me këto qëndrime.

Prandaj dhe një debat i thellë në parlament, për një qëndrim tërësisht rrënjësor. Po ju s’jeni të aftë. Ju nuk jeni të aftë. Sepse ju, faktikisht, jeni të gjithë sot në dorë të Lubisë. Edhe ky që foli. Edhe ky që doli. Ky është emërtesë e Lubisë. Edhe ata të tjerët, emërtesë e Lubisë. Nxori dhe fraksionin e Firit. Dhe tani prisni çdo gjë prej saj.

Pra, mos pranoni të shkelmoni procesin e integrimit. Lexojeni pak çfarë thotë për Ballkanin e Hapur. Çfarë thotë për letrën e firmosur me Vuçiçin. A e kuptuat ju që keni një argat të Beogradit kryetar të qeverisë, andaj dhe ai nuk vjen dot këtu. Nuk del dot këtu ai. Këtu nuk del dot.

S’duron dot t’ia përplasni në fytyrë të gjitha ato që ka bërë kundër shqiptarëve. Lexojeni pak. Lexoni pak çfarë thotë për Olta Xhaçkën. Investitori strategjik, Olta Xhaçka. Ministren që plaçkit 10.000 metra katrorë dhe futet kryetari i bashkisë në burg, kurse ajo vazhdon në parlament.

About Redaksia

Check Also

Skandali me lubinë e AKSH-it/ Sadush-Gjykata e lë të lirë

Njoftimi i Gjykatës së Lartë: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë …