Berisha-deputetëve të PS: Dorëzoni Lubinë në Prokurori dhe gjykatë!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PS, dorëzoni Lubinë në Prokurori dhe gjykatë, sepse ky raport është absolutisht damkosës për lidhjet e fuqishme me krimin dhe mbrojtjen e korrupsionit.

Berisha: Përsëri, maskë dhe hipokrizi. Përsëri, mbrojtje e Lubisë. Jam këtu dhe njëherë t’ju bëj thirrje: dorëzoni Lubinë në Prokurori dhe gjykatë, sepse ky raport është absolutisht fund e krye, damkosës për farsën elektorale, damkosës për mbrojtjen e korrupsionit, damkosës për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ky moszbatim është shkelmim i Kushtetutës, flagrant, del jashtë imagjinatës. Damkosës për lidhjet e fuqishme me krimin. Damkosës për humbjen e rolit të parlamentit. Damkosës për investime strategjike, e morët vesh apo jo?

Që kërkohet të anulohet amendamenti dhe ligji që keni bërë në 24-ën. Damkosës për konflikte interesi. Është marrë vesh botërisht se Edi Rama i ka falur vëllait të vet 38,000 m² tokë private.

Se Edi Rama, në konflikt flagrant të interesit, ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e tij. Se Abi Bank mori lidhjen e Surrelit si anëtare bordi. Ju kujtohet apo jo kur kur flisja unë këtu?
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jeni të gjithë sot në dorë të Lubisë! Keni një argat të Beogradit kryetar të qeverisë, prandaj dhe ai nuk vjen dot këtu

Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua deputetëve të PS se, jeni të gjithë sot …