Uthulla me krimba te Akademia e Sigurisë ku u helmuan 56 studentë/Video…

Mediat në vend kanë publikuar një video tronditëse nga kuzhina e kompanisë që siguronte ushqimi për Akademinë e Sigurisë, ku u helmuan 56 studentë.

Video tregon enën me uthull që është e mbushur me krimba, e cila është përdorur në përgatitjen e ushqimit.

Ditën e djeshme, 56 kursantë, studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar si pasojë e ushqimit dhe situata ka qenë alarmante pasi studentët kanë pasur simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe këputje. Ata kanë shkuar në spital, kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë gjithë natës.

Policia e Tiranës ka reaguar duke sqaruar se të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, policia njofton se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit, ndërsa ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë që furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë.

About Krye Redaktor

Check Also

CEO i SIGAL në festën e vëllezërve arbëreshë, Avni Ponari në “Konventën Arbërore” për teatrin e ri

Në komunën arbëreshe të San Demetrio Koronës në Kalabri, vendlindjen e ideologut të madh të …