Video tregon enën me uthull që është e mbushur me krimba, e cila është përdorur në përgatitjen e ushqimit.
Ditën e djeshme, 56 kursantë, studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar si pasojë e ushqimit dhe situata ka qenë alarmante pasi studentët kanë pasur simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe këputje. Ata kanë shkuar në spital, kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë gjithë natës.
Policia e Tiranës ka reaguar duke sqaruar se të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, policia njofton se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit, ndërsa ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë që furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë.
Gazeta RD