Gazetarët: Z. Berisha edhe diçka tjetër. Nesër ju keni thirrur protestën e radhës. Nëse mund të zbuloni diçka për mediat, cili do të jetë skenari?
Sali Berisha: Thirrja ime është: nesër çdo shqiptar të paraqitet në protestë në mbështetje të fuqishme të këtij raporti, të paraqitet në protestë për t’i dëshmuar çdo shqiptari dhe partnerëve e miqve tanë se dosja Rama-Balluku s’mbyllet kurrë, se AKSHI nuk mbyllet kurrë, se farsa elektorale nuk mbyllet kurrë. Edi Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Ka frikë dhe tmerr nga parlamenti, nuk shkel dot në sallë.
Gazetarët: A mos po bëhet gati për në gjykatë, z. Berisha?
Sali Berisha: Aty po ka krijuar, një këshillë më kanë thënë, po le të vazhdojë, se aty do të ballafaqohemi. Do ta shihni ju vetë një ballafaqim ku do shihni se ç’përfaqëson ai. Por e paralajmëroj mos guxojë të kundërshtojë thirrjen në gjykatë. Jo vetëm në rastin tim, por në çdo rast tjetër. Edhe më mirë të shkonte bashkë me Lubinë, të bënte prova. Të bënte ca prova, të mësohej mesallën e gjyqit. Se unë ju siguroj që atje do përfundojë. Atë, atë mos e keni fare ju.
Gazeta RD