Dy standarde për të mos bërë drejtësi

Nga Flamur NOKA

Një standard për të besuarit e Narcos dhe një tjetër për kundërshtarët e tij.

Vendimet e fundit të Gjykatës së Lartë i konfirmuan qytetarëve konfirmojnë se drejtësia në Shqipëri funksionon me dy standarde. Për Mirlinda Karçanajn e aferës multimilionëshe të AKSHI-t, masa e sigurisë lehtësohet vetëm me detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj, ndërsa për Ilir Metën vazhdon izolimi, edhe pse ndaj tij nuk është paraqitur asnjë provë konkrete për fajësimin e tij.

Këto zhvillime tregojnë qartë një drejtësi të butë me pushtetin dhe agresive ndaj opozitës.

Përfshirja e kryetarit të KED, Sokol Sadushi, në shkelje të Kushtetutës dhe manipulim të proceseve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, është tjetër tregues i drejtësisë politike.

Kur Gjykata e Lartë sillet si zgjatim i qeverisë dhe jo si institucion i pavarur, atëherë ç’besim do kenë qytetarët te gjykatat dhe vendimet e tyre?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mediat e kontrolluara nuk flasin për 490 mijë pensionistët që marrin pension të pjesshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin me pensionistët në selinë e PD, …