Aktori reagon kundër aktorëve që mbështetën Veliajn në Gjykatë

Paraqitja e disa aktorëve në mbështetje të hajdutit Erion Veliaj në Gjykatën Administrative ka shkaktuar reagime.

Aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj ka bërë një reagim, duke e cilësuar situatën si një tregues tronditës të degradimit moral dhe shoqëror.

Postimi i aktorit Neritan Liçaj

Perse çuditeni!!!

Mua s’më çudit më,asgjë!!

Kam parë çdo gjë me sytë e mi!!!

Në këte jetën time prej 57 vitesh, kam kuptuar se shumë shqiptarë, nuk njohin mënyrë tjetër të të jetuarit!

Nuk dine te jetojnë në kembë, siç i ka hije qenieve njerzore! Dhe jane vertere shumë, shumë!! U vjen natyrshëm kjo Iloj mënyre e të jetuarit! Janë shumë.Janë pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.

Nuk dua t’i justifikoj.

Aspak! Por them pikërisht kjo mënyrë jetese duhet luftuar. Kjo mendesi jetese e rrenjosur qe nga koha e komunizmit që, vazhdon dhe sot e kësaj dite,edhe më keq, madje! Për sa kohë nuk fitojmë mbi këtë mendesi te neveritshme, nuk do kemi shance te ndërtojme një shoqeri te denje per tu quajtur dhe, për të qenë komb!

Nuk dinë të jetojnë në këmbë…dhe mbase as të jetojnë!

Tjetër nuk kam ç’them! Ndjesë!

About Redaksia

Check Also

Shiu nuk e ndal revoltën qytetare, mijëra në protestën para kryeministrisë

Pjesëmarrje masive qytetare në protestën e thirrur nga opozita, ku mijëra njerëz po mblidhen përpara …