Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese e protestës. Ai akuzoi urdhëruesit e ndërhyrjes policore, duke thënë se efektivët e thjeshtë janë “viktima të pushtetit”.
Flamur Noka: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese.
Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit.
Asgjë nuk e ndal marshimin tonë.
Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar.
Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda.
Këta punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Mirlinda vjedh miliona euro.
Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë e përballen me motrat dhe vëllezërit te tyre.
Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit.
Hapuni.
Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim.
Marshimi është i pandalshëm.
Është emëruar drejtor Skënder Bistri apo Skënder Ballukut.
Ne do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka, po avash- avash, Skënder hajdutit.
Kështu që ne nuk na ndalon.
Ai është kamikazi politik i regjimit.
Dhe të harrojë se mund të ndalojë marshimin tonë.
Gazeta RD