Vasili: Rama po e çon vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile!

Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me dhunën e policisë të ushtruar ndaj qytetarëve protestues dhe deputetëve të opozitës. Sipas tij, veprimet e policisë po e çojnë vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile.

Postimi

Policia e kriminalizuar po e çon vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile!

Pa as më të voglën arsye kriminelët e Policisë sulmojnë protestuesit, që po marshonin në bulevard qetësisht.

Policia organizoi një pritë që vetëm cubat e mafies mund ta bëjnë duke shkelur çdo ligj.

Policia po ndan vendin në dysh dhe po provokon vetëgjyqësinë.

Policia është kthyer përfundimisht në një trupë paramilitare naziskine.

Vendi, demokracia, liria e protestës është marrë peng nga naziskinët me dhe pa uniformë.

Policia po çon vendin në luftë civile e mbështetur nga kriminelët në qeveri dhe ata që telekomandojnë qeverinë.

Republika demokratike në rrezik shumë të madh!

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Departamentit të Shteti/ “Berisha, interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara”

Departamenti amerikan i Shtetit ka hequr të gjitha sanksionet e vendosura ndaj liderit të opozitës, …