Berisha: Do marrin përgjigjen e merituar! Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk kanë vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga protesta tha se, dhunuesit e protestuesve do të marrin përgjigjen e merituar!

Berisha tha se, Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk kanë vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit!

Do të marrin përgjigjen e merituar. Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk kanë vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit!

Berisha: Do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë, ishim në një marshim paqësor.

Dhe marshimi ynë paqësor, u shkelmua Kushtetuta, u shkelmua çdo gjë, u bllokua rruga.

Dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar.

Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot sepse ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit.

Pyetje: Pse nuk u lejuat para ministrisë së Brendshme?

Sali Berisha: Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin, po ne do përgatitemi për të gjitha format, dhe i garantoj se e kanë të humbur 100 përqind.

Turpe.

Mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Mbrojnë Linda Ramën dhe Mirlindën e AKSHI-t.

Mbrojnë hajdutë të shpërfytyruar të këtij kombi.

Dhe këtë e bën një mercenar, se do u tregojmë se cili është Skënder Balluku.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Rama po e çon vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile!

Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me dhunën e policisë të ushtruar ndaj qytetarëve …