Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët nga selia, ka falënderuar qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
Berisha u shpreh se, shqiptarët kanë moton e tyre ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’, ndërsa ka paralajmëruar Edi Ramën se fundi i tij është pashmangshëm.
Berisha: Së pari, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që sot, këtë ditë shiu, këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me të keqen më të madhe të shqiptarëve.
Për t’u përballur me narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij.
Sot, regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin paqësor tonë.
Bllokoi marshimin tonë paqësor.
E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton.
Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës.
Ta harrojnë, kurrë!
Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!
Asgjë në botë nuk mund të na imponojë ne të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Edi Rama.
Të pranojmë pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve.
Hajdut që me vjedhjen e pasurive, vjedhjen e fondeve, mjerojnë qindra e mijëra shqiptarë.
Largojnë nga vendi qindra mijëra të tjerë.
Ndaj dhe beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar.
Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.
Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë.
Beteja jonë është betejë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.
Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë, që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin.
Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama që i ka dhënë pushtetit të sotëm moralin e etereve të tij xhelatë.
Por ne jemi në këmbë.
Edhe njëherë, kam një mirënjohje të pakufishme.
Asgjë nuk u dekurajoi ju sot.
As terrori i policisë së radhës së kaluar, as moti,as propaganda e turpshme e mafies mediatike që këndon, që mban në 24 orë ison e propagandës së Edi Ramës, vetëm e vetëm se si mamuthë, si shushunja pinë gjakun, paguhen me paratë tuaja për t’u mashtruar ju.
Jo, jo, kjo kohë do marrë fund.
Ja pse jemi ne në këmbë.
Dhe në mënyrë absolute asgjë nuk na mposht.
Edi Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke.
Fundi yt është i pashmangshëm.
Lubi Balluku, Lindat e shpifura të AKSHI-t dhe Surrelit, në burg tek Lubia do shkoni për vjedhjet që keni bërë.
Gazeta RD