Lirimi i protestuesve/ Noka: 25 ditët në burg ua ka borxh Rama dhe Hitaj…

Nga Gjykata e Apelit ku u vendos lirimi i pesë protestuesve të opozitës, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se 25 ditët e burgut, qytetarëve të pafajshëm ua ka borxh Edi Rama dhe Skënder Hita.

Në një prononcim për mediat, Noka tha se protesta e opozitës është paqësore dhe do të vazhdojë deri në çrrënjosjen e narkoregjimit.

Flamur Noka: 25 ditë burg të pesë qytetarëve të pafajshëm ia ka borxh Edi Rama dhe Skënder Hita së bashku me banditët me dhe pa uniformë të policisë, pesë qytetarëve. Ia ka borxh këtë presion familjarëve të tyre dhe sigurisht opozita po mban shënim. Opozita mban shënim çdo narkopolic që firmos arrestime të paligjshme.

Mban shënim çdo presion që i bëhet gjykatës, sipas informacioneve tona, për të lënë në fuqi burgosjet e paligjshme, mban shënim çdo akt kriminal ndaj protestuesve dhe për këtë përgjegjës do të jenë vetëm dy: Edi Rama dhe Skënder Hita.

Protesta dhe kryengritja jonë paqësore do të vazhdojë deri në çrrënjosjen e narkoregjimit dhe derisa t’i hapet rrugë zgjidhjes politike për të për t’i ofruar Shqipërisë stabilitet. Me të gjitha këto veprime, Edi Rama së bashku me bandën e tij kriminale, po i ndihmojnë shumë dhe po investojnë për destabilizetin e vendit.

About Redaksia

Check Also

KAYO po blen mallra me pesëfishin e çmimeve! Simotra e AKSHI-t do t’i shërbejë Ramës për të shtuar vjedhjet

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, teksa ju keni denoncuar rrezikun që i kanoset procesit …