Çfarë di Kryetari i PD?/ Pse Balla s’guxon të përballet me Berishën në gjyq?

Seanca e padisë për shpifje mes liderit të opozitës, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, është shtyrë.

Sipas burimeve për mediat, shkak u bë mungesa e Ballës, i cili kishte paraqitur në gjykatë një kërkesë për shtytje, pasi e kishte të pamundur të vinte për shkak të angazhimeve në grupin parlamentar.

Kreu i PD, Berisha kishte paraqitur me prokurë të posaçme avokatin mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Gjykatësi Besmir Stroka caktoi datën 22 maj ora 10:00 për seancën e radhës.

Berisha u padit nga Balla pas publikimeve të bëra nga ana e tij në rrjetet sociale, ku akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës.

About Redaksia

Check Also

Priti Ramën, eurodeputetja franceze kritikon Macron: S’duhet t’i ofrosh dorën një qeverie që po mashtron vendin!

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit …