Berisha: Kam respektin më të madh për Komisionin Europian dhe ambasadorët, por të vërtetat nuk mund t’i fsheh!

Elda Menga: Ju keni bërë disa etiketime në adresë të ambasadorit të BE, Silvio Gonzato. Një ditë më parë, një zëdhënës i BE ka reaguar ndaj deklaratave tuaja duke thënë se deklarata të tilla janë të papranueshme. BE dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Europës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri… Kjo deklaratë ka marrë edhe mbështetjen e ambasadorëve të tjerë të BE. Pyetja ime është: A keni një koment apo reflektim në lidhje me deklaratat tuaja pas këtij qëndrimi?

Sali Berisha: Unë edhe njëherë u deklaroj shqiptarëve se në mënyrë absolute çdo gjë që kam thënë, e kam pasur dhe e kam të bazuar në të paktën dy ose më shumë burime.
Unë kam respektin më të madh dhe simpatinë më të madhe për Komisionin Europian, për ambasadorët, për përfaqësuesit e vendeve anëtare.
Por në mënyrë absolute nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë në botë që më pengon mua të denoncoj atë që unë e konsideroj të papajtueshme, të drejtë.
Dhe nuk kam ndërmend tani të ndalem në zinxhirin e komenteve dhe të jap shembuj.
Nuk kam asnjë dëshirë të polemizoj sepse thashë se kam respektin më të madh si për Komisionin Europian, për Parlamentin Europian, për përfaqësuesit e vendeve anëtare, por nuk mund të pajtohem kurrë me akte të papranueshme.
Ndaj dhe i kam denoncuar jo sot, por siç e dini ju, vite e vite më parë, vite në vazhdim, dhe do i denoncoj ato.
Të vërtetat unë nuk mund t’i fsheh.
Nuk do isha ky që jam.
Ndaj dhe kjo është përgjigja ime.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama e ka shndërruar integrimin e vendit në një proces okult sikur e ka pronë të veten

Marsi Korreshi, SYRI TV: A keni një përgjigje për deklaratën e tij se opozita është …