Berisha: Rama dhe Lubia po përplasin dyert e integrimit! Ndërruan pasaportën e Europës me pasaportën e Vuçiçit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama dhe Lubia po përplasin dyert e integrimit të Shqipërisë.

Berisha duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë tha se, Rama dhe Lubia ndërruan pasaportën e Europës, me pasaportën e Vuçiçit.

Berisha: Pra, a e shihni ju se çfarë kapitulli po shkruani me qendresën tuaj? Po luftoni me një regjim, më të shëmtuarin, më kriminalin që ekziston. Po shkruani një kapitull të ri dhe po përballeni me mafien më të rrezikshme të Europës dhe ndër më të rrezikshmet në botë. Por, po përmbushni një mision të madh, një mision historik, po bëni gjithçka për Shqipërinë. Po jepni djersën, mundin, guximin tuaj për të shpëtuar këtë vend.

Miq, keni dëgjuar këto kohë të flitet shumë për integrimin. Integrimi, sigurisht është e ardhmja më e ndritur e këtij kombi. Po të rikthehemi edhe 140 vite më parë, Rilindasit, e projektonin Shqipërinë që ishte në Perandorinë Osmane, e keni parasysh, ishte e ngerthyer nga fuqi Lindore, e projektonin zonjë në Perëndim, zonjë midis vendeve të Europës. Çfarë po ndodh sot? Dyert i përplas Edi Rama dhe Lubia, të cilët absolutisht, nuk duan integrimin e Shqipërisë.

A e keni vënë re, gjuhën që përdor ai? A keni konstatuar si ka filluar t’i lëvizë datat dhe se si e ndërroi pasaportën e Europës me pasaportën e Vuçiçit?. Nuk i duhet Europa atij, i duhen miliardat tuaja, miliardat e shqitparëve. Por, jeni ju, zëri juaj, guximi juaj, që po përfaqëson sot kombin dhe Shqipërinë në Europë dhe në botë.

About Redaksia

Check Also

U mbajt 6 orë në SPAK/ Endri Meksi: Nga çokollatat deri tek pengmarrjet që Gys Agasi inicioi….

Biznesmeni dhe pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka dalë nga ambientet e SPAK pas …