Berisha: BE nuk mund të pranojë që Lubia të jetë edhe më e fuqishme tani, prandaj ia anuluan Ramës konferencën ndërqeveritare

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Lubia përdor bandat për të kërcënuar!
Berisha tha se, BE nuk mund të pranojë që ajo të jetë edhe më e fuqishme tani, prandaj ia anuluan Ramës konferencën ndërqeveritare

Berisha: Pra, ishte zëvendëskryeministre Lubia dhe firmoste për kryeministrin çdo dokument, tani është bërë më shumë, është bërë kryeministër në hije.
Tani emëron, çemëron.
Tani bandat i ka Oltion Bistri, që ta dini ju.
Koordinatori numër një i bandave, i karteleve Troplini, Çela, etj, etj, është Oltion Balluku.
Se do ta quajmë Balluku. Edhe atë Karakaçin do ta quajmë Balluku.
Përveç kësaj, Lubia në raste të caktuara vazhdon dhe përdor banda për të kërcënuar.
Dhe natyrisht në këto kushte, vendet të cilat besojnë se procesi i integrimit në BE duhet të bazohet në meritën, në performancën, në funksionimin e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut, nuk mund të pranojë që një njeri, i akuzuar për 36 vite burg, 1.2 miliardë euro në dosje Lubia, tani të jetë edhe më e fuqishme, të jetë faktikisht Pilari i Ernest Heminguejit ‘Për kë bien kambanat’.
Ajo ishte një çetë ku Pedroja ishte vjetruar shumë, pinte edhe raki dhe i harronte të gjitha gjërat.
Dhe Pilari ishte vendimmarrësja kryesore edhe për jetën, edhe për misionet, për të gjitha çfarë vendosej në çetë.
E vetmja gjë që ata ishin njësi rezistence, kurse këta janë një çetë hajdutësh. Por vendimet i merr Pilari.
Në fakt, kjo është e vërteta e Lubi Ballukut.
Ne e kemi shumë të drejtë, ne zgjodhëm protestën, ne zgjodhëm qëndresën. Nuk u gabuam.
Për ne, largimi i Lubisë ishte thjesht një taktikë e Edi Ramës.
Por koha provon se Lubia sot është kryeministrja në hije e Shqipërisë.
Ndaj dhe, edhe diskutimi që u bë, se këta nuk japin asnjë njoftim, ndërkohë që vendet e tjera pas çdo mbledhje të COELA-s për vendin e tyre, informojnë publikun.
Është transparent fare padroni i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Po, thotë jemi bllokuar për ligjet e drejtësisë, dhe e pranon që nuk janë në rregull dhe duhen ndryshuar. Nuk thotë se nuk jemi bllokuar.
Kurse ky deklaronte Ditën e Europës se nuk kanë lidhje me Ballukun këto.
Dhe më keq akoma, negociatat nuk janë tonat, janë të Komisionit Evropian.
E kuptoni ju? Ç’t’i thuash këtij apo jo?
Pra, ecim, nuk ecim, e ka përgjegjësinë Komisioni Evropian.
Aty është vërtet një grup pune, por grup pune shumë i rëndësishëm. Grup pune i cili ka ardhur i tëri në Shqipëri.
Dhe jo vetëm hera e parë, por vjen periodikisht në Shqipëri.
Bën një punë shumë serioze.
Në rast se u kujtohet, ka qenë presidenti i Frances, Macron, i cili ka kërkuar që vendet anëtare të verifikojnë vetë ecurinë e reformave në vendet aspirante.
Dhe ky thotë, nuk është puna jonë, u thotë shqiptarëve në Ditën e Europës, kjo është punë e Komisionit Evropian. Aty negocion Komisioni.
Aty negociojnë 27 vende anëtare të BE me Shqipërinë.
Dhe pikërisht pse nuk eci, ia anuluan Konferencën Ndërqeveritare të datës 20 prill. Dhe me 8 maj, përsëri e njëjta gjë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh raportin e PE! Peleshi duhej ta kishte shkarkuar Xhaçkën, por ajo është pjesë e familjes Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Rama …