Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend iu drejtua deputetëve të PS se, nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime!
Berisha tha se, ju paraqisni një raport para parlamentit që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni në mënyrë antikushtetuese që raporti të mos lexohet, që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja.
Berisha: Keni paraqitur sot në këtë parlament raportin mbi integrimin në BE, i cili nga alfa tek omega, nga fjala e parë tek fjala e fundit është mashtrim dhe vetëm mashtrim.
Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët, për Shqipërinë.
Ju paraqisni një raport para parlamentit që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni në mënyrë antikushtetuese që raporti të mos lexohet, që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja.
Nuk ka akt më jo serioz.
Prandaj kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti.
Raporti është fund e krye mashtrime dhe burokraci.
Keni renditur vendime qeverie, etj me radhë.
Kurse për sa i përket performancës, të gjitha janë trillime.
Të gjitha nxijnë nga një figurë, nga Edi Rama dhe Lubia.
Çoje ku të duash ti atë, që të kap edhe ty si skllav, por ajo mbetet kryehajdute e shqiptarëve pas Edi Ramës.
Raporti nuk miratohet.
Raporti duhet të lexohet këtu, dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta.
Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj.
Si ka mundësi të diskutojmë për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është?
Pse ua fshihni qytetarëve raportin?
Sepse e keni mbushur me mashtrime.
Të dashur qytetarë, e kanë mbushur fund e krye me mashtrime.
Nuk guxojnë t’i dalin zot raportit.
Skandal!
Nuk arrini gjer këtu, keni detyrim ndaj qytetarëve..
Të dalë këtu, të lexohet raporti.
Po tani, si të përfundoj unë, kur ju kërkoni të diskutoni për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është?
A e mendoni ju se çfarë kryeni këtu?
Si mund të pranosh ti një gjë të tillë z. kryetar, të flasësh për integrimin një raport të tërë dhe qytetarët nuk e dinë çfarë është thënë?
Çfarë jeni ju?
Gazeta RD