Pyetja që ngrihet është se mos vallë paratë e check up, janë përdorur edhe për qëllime të tjera?
Indiciet për përgjigjen e kësaj pyetje, i gjejmë në vijim.
Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distriubtion, që ka në pronësi koncensionin e Check up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka finacuar edhe kompaninë Viktron Constrution, e cila po ndërton kullën Ekspozita Building.
Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse në fakt, pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundi në Brazil me kërkesë të SPAK, për trafikun e drogës.
Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution, kalon për llogari të shoqërisë Victoria Construction një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë Victoria Cosnstruction, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi I ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë.
Por, derdhja e parave nga Vilma Bushi për llogari të kompanisë së babait të Ervin Matës, u bë vetëm një vit përpara se Edi Rama dhe Belinda Balluku të firmosnin lejen e ndërtimit për kullën Ekspozita Building, e cila po ndërtohet në truallin e ish-ekspozitës në Kryeqytet.
Konkretisht, në vitin 2018, Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës.
Ndërsa më pas, në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua dhe leja e zhvillimit të godinës polifunksionale.
“Ekspozita Building” me vendodhje në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë.
Kulla, me lartësi 93 metra, do të ketë 29 kate, 24 mbi tokë dhe 5 nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.
Në vitet në vijim kompania Victoria Construction heq emrat e donatorëve me para cash, por ajo që bie në sy është fakti se pas vitit 2019 e deri në vitin 2024, huat e marra në para cash kapin vlerën e 8 milionë eurove.
Emrat e këtyre personave nuk deklarohen nga Luan Mata, ndërsa nuk jepen as të dhëna nëse kompania ia ka kthyer paratë Vilma Nushit apo kjo e fundit ka vijuar të rrisë fondin e investimit për ndërtimin e një kulle, e cila prej vitit 2021 është nën hetim nga SPAK pasi dyshohet se ndërtohej me paratë e trafikut të drogës së Ervin Matës.
Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për invetim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividenin e parë nga kompania e Check up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve apo përarfërsisht sa shuma që futi te kulla e një trafikanti droge.
Ndaj i mbetet detyrë SPAK të zbardh, nëse paratë që shqiptarët i paguan për Check up, kanë përfunduar për ndërtimin e kullave të grupeve kriminale në Tiranë.
Ajo qe bie ne sy është roli kyç i milionave që u jane marrë shqiptarëve për tu investuar më pasë në Kullat që shndërrohen në parajsën e pastrimit të parave.
Nëse do i marrim me radhë, pagesat e dizbursuara nga Vilma Nushi korrespondojnë pikërisht me shpenzimet për pagesat e arkitektëve të huaj, nje kusht ky i vendosur nga kryeministri me qëllim miratimin e lejes.
E më pas investimet e radhës i përkasin Luan Matës, i cili të paken në shkresat zyrtare nuk disponon të ardhura për të justifikuar shumën e dizbursuar.
Për më tepër nga hoteli në pronësi ai nuk ka tërhequr divident, por çdo fitim është çuar si rritje kapitali. E po në këtë periudhë, hoteli në pronësi të Luan Matës i është nënshtruar rikonstruksionit total, çka do të pamundësonte cdo justifikim të sigurimit të të ardhurave.
Po I tolerojmë vetes, të themi se kjo që sapo transmetuam, është një vjedhje direkte nga xhepat tuaj. Ju kanë vjedhur në mënyrë barbare, madje më keq se çdo pushtues. Miliona euro kanë shkuar në xhepin e një grushti njerëzish, të cilët kanë bërë sikur kanë kryer analiza mjekësore, të cilat siç u dëshmua në emision nuk kanë dhënë asnjë rezultat në shëndetin e popullatës.
I vetmi rezultat është zhvatja e dhjetëra milionë eurove, me një skemë të mirëorganizuar, që u nis dhe po bitiset me dirigjim të Edi Ramës. Ndaj, sa herë shkoni në spitale dhe shikoni që nuk ka ilaçe, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me Check Up.
Sa herë shkoni në spitale dhe nuk punojnë pajisjet mjekësore, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me Check Up.
Sa herë shkoni në spitale dhe u duhet të prisni në rradhë për një ndërhyrje se nuk ka salla operative, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me Check up.
Dhe mos harroni, Vilma Nushi nuk ka pasur asnjë lidhje me shërbimin shëndetësor, përkundrazi, ajo ka shitur vetëm cigare e kafe…
Sonte ndoqët vetëm kaq, por në emisionin e ardhshëm do t`ju tregojmë kompanitë e Vilmës që morën milionat e check up… natën e mirë. /Plug
Gazeta RD