Koordinatori i ri i krimit i emëruar nga Balluku/ Përgjimet e diplomatëve të huaj dhe kundërshtarëve të Ramës

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Belinda Balluku ka zëvendësuar në një masë të madhe Ergys Agasin me Oltion Bistrin, i cili është krimineli që në detyrë të lartë në shërbimet e inteligjencës së policisë regjistronte telefonat dhe regjistrime të tjera të çdo kundërshtari politik të saj dhe të Edi Ramës dhe të të gjithë ambasadave dhe të huajve që donin vetë ata.

Me një linjë, e vërtetuar kjo, me një linjë interneti duke shkelur të gjithë rregullat e regjistrimeve telefonike në Shqipëri, të cilat bëhen me autorizim të prokurorit, gjykatësit. Jo, kjo i donte.

Prandaj dhe u thoshte u marr me vete unë ju, secilin.

Në mbledhjen e kryesisë dhe qeverisë u thoshte, po folët, u marr me vete, haptas si një bandite.

Dhe tani ky mendon se këto janë të fshehta. Se Brukseli nuk ka dëgjuar asnjë nga këto dhe rri mban në telefonata dy orë të tëra zyrtarë të ndryshëm se unë e hoqa atë, se ajo nuk është më, etj, etj.

Pra, ky kërkon që me mashtrime, me trillime, dhe jo me veprime konkrete, me zbatim të ligjit, të Kushtetutës, të shuajë rezervat e krijuara nga vende që kanë mbështetur dhe e mbështesin Shqipërinë.

Pra, ishte zëvendëskryeministre Lubia dhe firmoste për kryeministrin çdo dokument, tani është bërë më shumë, është bërë kryeministër në hije.

Tani emëron, çemëron.

Tani bandat i ka Oltion Bistri, që ta dini ju.

Koordinatori numër një i bandave, i karteleve Troplini, Çela, etj, etj, është Oltion Balluku.

Se do ta quajmë Balluku. Edhe atë Karakaçin do ta quajmë Balluku.

Përveç kësaj, Lubia në raste të caktuara vazhdon dhe përdor banda për të kërcënuar.

About Krye Redaktor

Check Also

Investigimi/ Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës, i arrestuar për trafik droge

Pyetja që ngrihet është se mos vallë paratë e check up, janë përdorur edhe për …