Pasi Rama e shpëtoi nga prangat, Balluku kërkon rikthimin në detyrë!

Ish-zv/ kryeministrja, Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezullimit të vendosur ndaj saj.

Pasi u shpëtoi prangave, Balluku pretendon se ndaj saj nuk janë ngritur akuza për abuzime të dyshuara në procedura tenderimi me vlerë miliona euro, por kërkon shfuqizimin e masës së pezullimit dhe rikthimin e saj në detyrë.

Kujtojmë se Edi Rama shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku mbante prej 2019 postin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe nga 2022 edhe atë të zv.kryeministres. Ndërsa aktualisht ajo gëzon vetëm mandatin e deputetes.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Rama zgjodhi Ballukun, jo integrimin! Ngop shqiptarët me lugën bosh të “Shqipërisë 2030”!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po …