Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka përgënjeshtruar një raportimi të Top Channel lidhur me rezolutën për integrimin europian, duke mohuar kategorikisht se ka zhvilluar një telefonatë me Taulant Balla.
Përmes një reagimi publik, Bardhi e cilësoi si dezinformim raportimin e televizionit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë komunikim telefonik mes tij dhe Ballës për çështjen e rezolutës së integrimit europian.
Bardhi shkruan se, nuk ka pasur asnjë telefonatë mes meje dhe Taulant Ballës për rezolutën e integrimit europian, siç dezinformon Top Channel. Taulant Balla nuk guxon të më marrë në telefon paradite, jo më të guxojë të më marrë në telefon në mesnatë.
Reagimi i Gazment Bardhit
Përgënjeshtrim i detyruar për shpik(f)jet e TV të Ramë, Belindës, Gysit dhe Lindave të AKSHIT!
Nuk ka pasur asnjë telefonatë mes meje dhe Taulant Ballës për rezolutën e integrimit europian, siç dezinformon Top Channel. Taulant Balla nuk guxon të më marrë në telefon paradite, jo më të guxojë të më marrë në telefon në mesnatë!
Mbështetja për integrimin europian të Shqipërisë nuk ka nevojë për telefonata sekrete dhe as për propagandë televizive. Çdo qëndrim i opozitës është publik, institucional dhe në funksion të interesit europian të vendit, jo të interesave të qeverisë.
Miratimi i rreth 90% të amendamenteve të opozitës në këtë rezolutë është minimumi që mund të bëjë maxhoranca, në kushtet kur po vonon integrimin europian duke mbrojtur korrupsionin qeveritar dhe duke refuzuar standardet që kërkon Bashkimi Europian.
Për fat të keq, Top Channel është kthyer prej kohësh në mburojë mediatike të qeverisë dhe të aferave të saj korruptive. Nuk është rastësi që në dy nga dosjet më të bujshme të korrupsionit, me protagonistë Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin televizioni sillet më shumë si avokat i pushtetit sesa si media që kërkon të vërtetën.
Me siguri, edhe këtë raportim dezinformues, Edi Rama e llogarit tek minutat që i kushtohen opozitës në përbetimet e tij se ai nuk e kontrollon median.
Pavarësisht dezinformimit të mediave të qeverisë dhe prooagndës së shmëmtuar të Edi Ramës, PD do të vazhdojë të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë, por nuk do të heshtë përballë korrupsionit që po e mban vendin peng.
Gazeta RD