Bylykbashi në Konferencën e OSBE: Rama i përfshirë drejtpërdrejt në mbrojtjen e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu marrin pjesë sot në Konferencën e Dytë Ndërparlamentare të OSBE-së për Luftën kundër Krimit të Organizuar, që zhvillohet në sallën historike “Queen’s Hall” të Dhomës së Deputetëve në Parlamentin Italian, në Palazzo Montecitorio.

Bylykbashi i pranishëm në këtë konferencë e vlerësoi aktivitetin tepër të rëndësishëm dhe që prek drejtëpërdrejtë Shqipërinë.

“Fokusi në mënyrë të veçantë është ndal droga dhe lufta kundër trafiqeve e organizatave kriminale dhe konfiskimi i të ardhurave. Rasti i Shqipërisë është ekzakt që përputhet me këtë temë. Nesër do të ketë të ftuar të rëndësishëm” tha ai.

Ai shtoi se gjatë konferencës do të bëhë një ndërhyrje për rastin e Shqipërisë.  Në një prononcim për gazetaren e Syri Tv, Alba Kepi, Bylykbashi tha se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Italia në luftën kundër drogës por se kjo nuk ndodh pasi është vetë Rama i përfshirë drejtëpërdrejtë.

“Nuk ka mësime më të pastra dhe më të mira për autoritetet shqiptare për të luftuar drogën e trafiqet, por kjo nu ndodh sepse është shteti, kryeministri Edi Rama që është i përfshirë drejtëpërdrejtë në krijimin e hapësirës, mbrojtjes dhe incentivimit të tyre duke filluar nga  kanabizimi tek pastrimi i parave në shunë sektorë nga ndërtimi tek turizmi dhe që po përhapet gjithnjë e më tepër duke u kthyer Shqipëria siç e thonë eurodeputetët dhe agjencitë ligjzbatuese në problem në Europë.Organizatat shqiptare kontrollojnë trafiqet dhe janë lordë të kësaj bote të rrezikshme”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

SPAK-u ndërkombëtar dhe SPAK-u shqip

Nga Basir ÇOLLAKU Analisti, ish-zyrtar i Pentagonit Michael Rubin, në një intervistë për Syri tv, …