Nga Basir ÇOLLAKU
Analisti, ish-zyrtar i Pentagonit Michael Rubin, në një intervistë për Syri tv, pasi më parë kishte shkruar një artikull të zgjeruar për Washington Examiner, tha drejt e shqeto, se Shqipëria është narcoshtet. Rama mund të jetë një Noriegë apo Maduro, sot spo nesër. Dy ditë më herët Ish-gjykatesi i njohur belg për luftën ndaj krimit Michel Claise, mes të tjerash u shpreh: “Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion”. Realisht bregdeti është kthyer në Tokë e Xanun nga Mafia e shkrirë me pushtetin.
Prokurori i antimafias së Napolit, ekspert i njohur i krimit shqiptar, Niccola Grateri, shkon më tej kur thotë se:
“Sot, grupet kriminale shqiptare disponojnë kapital të jashtëzakonshëm dhe mund të mbështeten në lidhje e mbrojtje brenda institucioneve”. Nuk ka sekrete. Nuk janë anonimë. Në reportazhin e RAI 3 theksohet se “Durrësi është bastioni i njërit prej bosëve më të njohur të krimit të organizuar shqiptar…”.
Po këtë javë gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, autor i librit ” Të.pamposhturit” u mor në mbrojtje nga autoritetet italiane pas kërcënimeve serioze me jetë, të cilat lidhen me hetimet e tij mbi mafian, narkotrafikun dhe lidhjet e krimit të organizuar me Shqipërinë. Kujtojmë sjelljen sërish nga ana e tij e faktit se në Aruba, përfaqësues ministra të qeverisë së Edi Ramës dhe trafikantë droge kanë bërë takim së bashku. Kokaina-samit. Ai pohonte se burimet e tij ishin materiale nga antimafia italiane. Gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci muaj më parë iu bë atentat për motive e dyshime bandash të ngjashme. Raporti i BE jo më larg se para një jave konstatonte telashe me pavarësinë e gjyqsorit në Shqipëri dhe ndikimin me votë kundër të pushtetit për të mbrojtur të pandehurën Balluku, zëvëndësen e Ramës, nga përballja me drejtësinë. Gjermanët zyrtarisht shkojnë në SPAK për AKSHI-n dhe Porto Romanon. Amerikanët për Ballukun, trafikun e drogës e pastrimin e parave. Shumë vende të BE, ku spikasin gjermanë, belgë, holandezë, për shumë dosje të tjera të Krimit të Organizuar e korrupsionit politik e të pushteteve. SHBA kërkon luftë ndaj narco-karteleve terroriste. Si për të ujdisur luftën bashkë, krerët e Prokurorisë Speciale, Braho, Mara, Bejko ishin 10 ditë në USA në një territor me dendësi të DEA, FBI, CIA, Departamenti i Drejtësisë. Shumë grupe kriminale vendase lidhur me atë ndërkombëtare marrin tendera publikë, koncensione, licenca, me qindra milionë euro. Pastrojnë miliarda euro kokaine.
A po lufton demencën dhe amnezinë drejtësia shqiptare??!
A e pengon apo ndihmon “anglishtja” SPAK-un ndërkombëtar dhe SPAK-un e Tiranës të nxitojnë të hetojnë e veprojnë ligjërisht ndaj Mafias?! Apo Rama dhe qeveria, të pandehurit e mëdhenj, janë përkthyesit ndalues..!!?
Gjithnjë falë Omerta-s, në propocion me shpërblimin e shërbimit.!!??
Gazeta RD