Malltezi: Paret i vodhi Rama me Xhaçkën, burgun e bën Koka me Goron!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO për rikthimin në qeli të ish deputetit të PS, Lefter Koka dhe ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se, paratë për inceneratorët i merr Edi Rama, ndërsa burgun për të e bën Lefter Koka.

Të njëjtën ironi pati edhe për Jorgo Goron, i cili bën burgun që duhet ta kishte bërë Olta Xhaçka, pas përfitimit të mijëra m2 tokë në rivierën e jugut.

‘Dënimet me PPP’, përmbyll reagimin e tij Malltezi, teksa i referohet koncesioneve me Partenritetit Publik Privat.

Postimi

‘Paret i vodhi Edi Rama por burgun e bën Lefter Koka
Tokën e vodhi Xhaçka por bugun e bën Goro
Dënimet me PPP’.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec dhe sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të …