Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në tryezën me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, tha se, ai që vrau dy engjëjt në Durrës kishte pas shtetin.
Berisha tha se, krimi është mizor me qytetarin kur ka pas shtetin, duhet të reagojmë.
Berisha: Çfarë janë të fortët? Ta dini një gjë. Kurrë një shoqëri qytetare, të lirë, nuk mund ta mposhtin kurrë banditët. Vetëm në një rrethanë. Kur ata kanë mbrapa shtetin.
Kur ata kanë mbrapa shtetin, ata janë më mizorët e të gjithë mizorëve dhe qytetari i thjeshtë terrorizohet prej tyre. Shtetin kishte mbrapa ai që i mori jetën, i forti i partisë që mori jetën dy engjëjve në Durrës.
Shtetin e kishte mbrapa ai që shkoi dhe vrau Rexhep Ismailin në shtëpinë e tij. Tek po mbronte nderin, besën dhe familjen e familjes së tij. Donin të fortit, donin t’ia vrisnin.
Të fortit janë ata që shtypin njerëzit si pula, i lënë dhe largohen, se kanë mbështetje. Të fortit janë ata që paguajnë gjykatës e prokurorë dhe dalin.
Pra, çfarë janë të fortit? Të fortit janë mercenarë të pushtetarëve, të cilët ndërmarrin çdo akt dhe të mbrohen, dhe nuk marrin ndëshkimin e merituar.
Pra, kjo është situata, një situatë ku krimi dhe mafia ka penetruar në nivelet më të larta të pushtetit. Ka penetruar në nivelet më të larta të të gjitha pushteteve.
Gazeta RD