Departamenti i Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike nuk ka dhënë një panoramë të mirë, sa i përket situatës së kriminalitetit në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, teksa ka folur me shifra dhe fakte konkrete.
Drejtuesi, Avenir Peka në takimin e organizuar në selinë blu me temë ‘Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës’, me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, tha se krimi i organizuar në vend ka evoluar nga kultivimi masiv i kanabisit në trafik ndërkombëtar të drogave të forta dhe mashtrime kibernetike, duke gjeneruar miliarda dollarë, të cilat dyshohet se kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore.
Sipas tij, në periudhën 2014-2017, e cila konsiderohet kulmi i fenomenit të kanabisit, raportet ndërkombëtare vlerësojnë se në Shqipëri u prodhuan rreth 1,300 tonë kanabis, ndonëse zyrtarisht u sekuestruan vetëm 101.7 tonë, duke gjeneruar një vlerë marramendëse prej 7 miliardë dollarësh.
Avenir Peka: Nga ana tjetër kemi realitetet e jetës së përditshme në Shqipëri, të qytetarëve tanë, të cilët tregojnë një tablo shqetësuese. Elementët kryesorë të cilët do diskutojmë sot në këtë tavolinë të rrumbullakët janë krimi i organizuar që operon në një liri të paprecedent. Korrupsioni i thelluar brenda institucioneve të rendit, drejtësia e vonuar dhe selektive, qytetarë që ndihen të pasigurt dhe të braktisur nga shteti, kërcënimet e reja kibernetike, pa asnjë mbrojtje institucionale, dhe institucione të cilat në vend që të jenë përgjegjës për garantimin dhe ofrimin e shërbimeve, janë kthyer në strehë të korrupsionit.
Departamenti i Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike ka bërë një ë, përmbledhje të gjendjes së kriminalitetit në Shqipëri në 12, 13 vitet e fundit. Organizatat kriminale shqiptare kanë evoluar në aktivitete nga aktivitetet lokale, kryesisht në kultivimin e kanabisit, ëh, në futjen në tregun europian të drogave. Sipas raportit të EUDA të vitit 2022, Shqipëria kaloi nga një prodhues i madh i kanabisit në trafikun e drogave të forta me Amerikën Latine dhe në diversifikimin në krimin në krimin kibernetik dhe pastrimin e parave. Faktorët kryesorë të këtij evolucioni janë presioni i madh ndërkombëtar, operacionet e përbashkëta me Italinë, me Europolin dhe me vendet e tjera, presioni i madh mbi policinë e shtetit, oportunitetet e reja ekonomike që kanë çuar në sofistikimin e krimit duke përdorur kripton, ndërtimin dhe call centerin.
Në vlerësimet ekonomike nga viti 2014 deri në vitin 2017, përllogaritet sipas raporteve ndërkombëtare, prodhimi i drogës në vend 7 miliardë dollarë. Më vonë, që i përket kanabisit. Më vonë pastaj u kalua tek kokaina, çmimi i cili shkon 30.000 deri në 50.000 për kilogram, dhe pastaj në operacionet me mashtrimet kibernetike nëpërmjet call centerave, që sipas statistikave janë të kapura 50, 50 milionë, por shifrat janë shumë më të mëdha. 7 miliardë dollarë të ardhura nga krimi i organizuar në vitet 2014-2017, janë para të cilat mundësuan fitoren e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 dhe fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.
Në periudhën 2014-2018, në kulmin e kanabisit, janë kapur 101.7 ton, por raportet ndërkombëtare tregojnë që kultivimi i tyre ka qenë 1300 ton të paktën. Çmimi ra nga 600 në 1000, nga 600 euro deri në 1000 euro për kilogram, për shkak të sasisë së madhe të prodhuar, deri në 150 euro për kilogram. Vlera siç e thashë ishte në miliarda. Sikur këto miliarda të trafikut të drogës të ishin përkthyer në miliarda nga investimet e huaja direkte në Shqipëri, Shqipëria do ishte vendi i parë në Ballkan përsa i përket investimeve të huaja.
Për sa i përket grafikut të sekuestrimeve të kanabisit, siç e shikoni edhe në tabelë, ka ardhur duke u ulur nga viti 2014, në 2016-ën që është pika kulminante me 1300 ton të prodhuar, dhe deri në vitin 2020 në shifra të papërfillshme. Për shkak të presionit të madh publik të Partisë Demokratike, të opinionit publik dhe të faktorit ndërkombëtar, sidomos të institucioneve të zbatimit të ligjit, pas vitit 2017-2018, u kalua në trafikimin ndërkombëtar të drogave të forta. Vihet re zhvendosja e grupeve shqiptare të krimit të organizuar nga Shqipëria dhe Europa në Amerikën Latine dhe në këtë kohë kemi edhe operacione të mëdha ndërkombëtare, të cilat janë bërë pjesërisht me bashkëpunimin e policisë shqiptare, por do e trajtojmë edhe pjesën e rolit të policisë shqiptare.
Nga 2020-2021-shi janë kapur 36.8 ton. Në 2020, në 2020 në, në Anverpen, në portin e Anverpit u kapën 12 ton që i përkisnin grupeve shqiptare. Pastaj në Hamburg në vitin 2021, 16 ton. Vlerën e tyre llogariteni vetë, 50 kg, 50.000 euro për kilogram, që shkon diku në mbi 6 miliardë dollar. Në slajdin tjetër kemi një ndarje të vendeve ku janë kapur dhe rrjetet kryesore të që janë të përfshira në, në trafikun ndërkombëtar. Pastaj, pas ndërhyrjeve të institucioneve të zbatimit të ligjit të vendeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe vende të tjera të Bashkimit Europian, madje edhe vende të Amerikës Latine, krahas trafikut ndërkombëtar të drogës, u vu re një fenomen i ri që është mashtrimet kibernetike. Call Center, Forex edhe Kripto.
Gazeta RD