Berisha: Ju falënderoj shumë për pyetjet shumë të rëndësishme që ju më bëtë, për ndjekjet që i bëtë kësaj bisede, dhe ju garantoj se jemi në rrugën e duhur.
Se së bashku, të pamposhtur, Edi Ramën do ta çojmë aty ku e meriton.
Ne do vazhdojmë këtë betejë, e lodhshme, rraskapitëse, me sakrifica, siç e përshkroi ai, qytetari që mora plumbin në këmbë, mora gazin në fytyrë e të tjera me radhë, të gjitha këto të vërteta.
S’ka gjë në botë që të na ndajë ne pa arritur. Jemi në kilometrin e fundit.
Këtë kilometër ne do ta bëjmë dhe do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shoqërinë shqiptare nga një e keqe që s’e ka patur, përveçse në kulmin e Enver Hoxhës asnjëherë gjer sot. Faleminderit!
Gazeta RD