“Mos ma përktheni të ardhmen”, pankarta e vogëlushit bëhet simbol i protestës së studentëve në Shkup

“Mos ma përktheni të ardhmen!”, është mesazhi simbolikë që ky djalosh i vogël ka përcjellë në protestën e sotme të studentëve në Shkup.

Mesazhi i tij vjen në një nga momentet më domethënëse të protestës së studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Policia e Maqedonisë së Veriut po ashtu ka ndaluar një autobus me 40 studentë shqiptarë, vetëm 15 minuta në afërsi të Shkupit.

Sipas raportimeve, studentët pretendojnë se u janë bllokuar dokumentet dhe mjeti i tyre është devijuar në drejtim të Beogradit, me qëllim që të mos marrin pjesë në protestë.

Dasho Veizaj duke folur për A2 CNN se “makina që na shoqëron nuk është një makinë zyrtare e policisë maqedonase”. Ai theksoi se autoritetet vendase “janë organizuar si një bandë kundër të rinjve”.

About Redaksia

Check Also

Studentët shqiptarë në Shkup: Gjuha shqipe amanet… ka dëshmorë pas vetes

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut në një protestë për …