Berisha: Departamenti i urtësisë artificiale do na shërbejë për partinë tani dhe për qeverisjen nesër në pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në prezantimin e Departamentit të Inovacionit dhe AI theksoi se Departamenti i urtësisë artificiale në PD ka dy qëllime kryesore, ai do na shërbejë për partinë tani dhe për qeverisjen nesër në pushtet.

Berisha: Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore.

Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha avantazhet e epokës së urtësisë artificiale.

Së dyti dhe më e rëndësishmja, nesër në pushtet, ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin, zhvillimin e të gjitha avantazheve të jashtëzakonshme që ka inteligjenca artificiale.

Asgjë sot nuk ka garanton transparencën sa Blockchain.

Në qoftë se ka një vend në Evropë dhe në botë që është i zhytur në mënyrë të tmerrshme në falsifikim, në gjërat më themelore, Shqipëria ka më të domosdoshme se kushdo tjetër.

Në departament ka anëtarë të rinj, që nuk janë këtu, por janë jashtë vendit, që punojnë me sukses të madh në Blockchain, të gatshëm të kthehen në vendin e tyre dhe të japin kontribut në këtë fushë shumë të çmuar.

Teknologjia e re dhe urtësia artificiale në veçanti ngjall debate.

E vërteta është se debatet nuk janë të pabaza, sepse përdorimi i saj mbi bazën e rregullave të drejta, transparente, e shndërron atë në një mjet të dobishëm, në një mjet që promovon drejtësi sociale, promovon barazi, promovon transparencë në interes të të gjithë qytetarëve.

Pa u ndalur pastaj në fushat e ndryshme. Përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna.

Është një mjet jashtëzakonisht i çmuar.

Por, përsëri asgjë nuk zëvendëson përgjegjësinë e njeriut, asgjë nuk zëvendëson ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin e njeriut.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë nga avantazhet e mëdha që ofron urtësia artificiale

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike do të jetë partia e parë …