Gjekmarkaj në Parlamentin e Austrisë: Integrimi europian një proces i bazuar mbi meritën dhe standardet demokratike

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, në vijim të vizitës zyrtare në Parlamentin e Austrisë, zhvilloi një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Austri–Shqipëri, Michael Hammer, si edhe me anëtarë të këtij grupi parlamentar.

Gjatë takimit, Gjekmarkaj falënderoi z. Hammer dhe deputetët austriakë për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë mes dy popujve dhe parlamenteve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në proceset demokratike dhe integrimin europian.

Ai theksoi se integrimi europian duhet të mbetet një proces i bazuar mbi meritën, standardet demokratike dhe shtetin e së drejtës, e jo thjesht mbi konsiderata gjeopolitike.

Nënkryetari i Parlamentit ndau gjithashtu shqetësimin lidhur me zgjedhjet e 11 majit, problematikat e evidentuara edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it, nevojën për më shumë hapësira demokratike për opozitën në jetën institucionale shqiptare, si dhe fenomenin e rrezikshëm të unifikimit të partisë me shtetin.

Po ashtu, ai përcolli përshëndetjet e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reflektime nga takimi me qytetarët në Durrës për Reformën Territoriale!

Nga Ylli ASLLANI Po sjell shkurtimisht disa reflektime nga takimi me qytetarët në Durrës për …