Berisha: Shqiptarët rrokullisen në varfëri, udhëtimi i fundit i Ramës me avion taksi kushtoi 300 mijë euro

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend tha se, shqiptarët rrokullisen në varfëri, ndërsa udhëtimi i fundit i Ramës me avion taksi kushtoi 300 mijë euro.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë.

Zoti kryetar. Çështja themelore që unë dua të shtroj sot këtu është kushtetuta e vendit dhe kushtetutshmëria e seancës.

Në qoftë se për të tetën apo të dhjetën herë, shkelen në parlament neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.

Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite.

Kreu i ekzekutivit i tmerruar nga veprat e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve, për krimet e rënda, për problemet madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë shqiptarët rrokullisen çdo muaj dhe më shumë në varfëri.

Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturime, me avion taksi. Tani u rikthye prapë.

Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkon 300 mijë euro. Parlamenti bllokohet në hetimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit/ Berisha: 500 milioni euro janë një gjobë e tmerrshme për shqiptarët

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se, çështja …