Berisha: Ne jemi opozitë dhe nuk pranojmë që askush në këtë parlament të qëndrojë mbi kushtetutën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit tha se, ne jemi opozitë dhe nuk pranojmë që askush në këtë parlament të qëndroj mbi kushtetutën.

Berisha: Ne deklarojmë këtu solemnisht se ne jemi opozitë dhe nuk do pranojmë, të jemi shumë të qartë, që në këtë parlament asnjëri të qëndrojë mbi kushtetutën.

Pse nuk vjen? Sepse mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë. Sepse ai vetë është kreu i sistemit korruptiv dhe se aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen.

Ku është djegësi i Tiranës 130 milionë euro? Ku është?

Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza 120 milionë dollarë kredi japoneze? Ku janë?

Ku janë qindra milionë euro të tjera të shpenzuara në rrugë? Ku janë 240 milionë euro të 100 fshatrave turistike?

Dhe pastaj thotë ky, ministri Balluku, se s’po flisni ju, po çfarë të mos flasim ne mor?

Projekti i 100 fshatrave e sollët këtu, do ta përfundonit në tre vite, ja shtytë dhe tre vite, dhe tani e shtyni dhe pesë vite të tjera, sepse aty s’ka njerëz.

Çdo gjë keni bërë vetëm për të vjedhur, për të vjedhur! Shkoni në Shetaj, shkoni në Tragjas. Çfarë keni bërë? I gjeni, ujë s’kanë.

Asnjë nga pikat që ishin parashikuar në projekt për t’u investuar nuk është realizuar. E vetmja gjë që keni bërë, po ja u merrni ujin, po i përzini dhe aty nuk ka fshatarë.

Në Shetaj janë 50 vila të reja të bukura nga emigrantët. Vetëm 19 prej tyre, para dy vitesh se tani mund të jenë krejt të tjera, kanë nga një të moshuar banor.

Pse nuk vjen? Nuk vjen sepse nxihet në Shqipëri dhe në Europë me bllokimin, me mbrojtjen e vjedhjeve që ka bërë me Lubi Ballukun. Edhe ju mos flisni fare se jeni në konflikt interesi, se në fakt të gjithë thonë ty të ka emëruar Lubia. Edhe kjo është e vërtetë.

Është e vërtetë, më mirë merr mbrojtjen e saj dhe të rrish rehat.

Edhe ky tjetri. E pyes unë këtë, si u emërua ky ministër, se më kishin thënë që ka studiuar në Itali. Çfarë studimi tha unë?

Ky është emëruar nga darkat që merr me Olsi Ramën. Ky i bujqësisë gjoja. Absolutisht.

Pra, nuk vjen. Nuk vjen sepse është i nxirë.

Nuk vjen sepse i bëri vendit një shërbim të tmerrshëm. A e dini ju që u përmbys raporti nga Lubia apo jo? Se mendoni ju se ata nuk e dinë, që Rama po mbron vetë edhe atë Lubinë.

Si kujton ti se nuk do të ketë këtu skepticizëm edhe mosbesim maksimal?

Shikoni treguesin e investimeve, realizimin. Më i ulëti, ndër më të ultit në botë. Ku shkojnë? Të tjerat vidhen. Të tjerat vidhen. Do të thatë në 15 projekte, vetëm një realizohet.

Nuk ka tregues investimesh, absolutisht nuk ngjan asnjë vend tjetër përveç Haitit. Me tregues të tillë të realizimit të investimeve.

Ku shkojnë? Vidhen! Vidhen! Kjo është e vërteta.

Është i vetmi kryeministër, hajdut, që banon në Saraje, me 9000 metra katrorë park.

Më i madh se pallati presidencial. Pse s’del këtu ai? Pse nuk vjen këtu?

Nuk vjen këtu se ka tmerr, ka frikë. Edhe mos u fsheh ti. Se këtej këtu bëhesh trim, atje punon prapa atij në ‘China Club’. Në fakt edhe atë s’e mbrojte.

Edhe padrinon e këtij nuk e mbrojte. Jo që ta dinë mirë.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit/ Berisha: 500 milioni euro janë një gjobë e tmerrshme për shqiptarët

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se, çështja …