Sazani digjet mes flakëve, zjarrshuarit “lodrojnë” në Facebook

Reagim i FRPD Vlorë

Stina e Verës si “përgjegjëse” e dhjetra zjarreve dhe kësaj radhe në Sazan, bën që instancat tona përgjegjëse dhe rrogëmarrëse për situata të tilla, të krihen e përdridhen, se kush hedh foton i pari në Facebook e kush minimizon flakët prej Facebook-ut, duke na kujtuar shprehjen se kush digjet e kush krihet.

Prej disa ditësh, Sazani si pasuria jonë kombëtare përpëlitet mes zjarreve. Mendjendriturit e pushtetit qendror e lokal, dërgojnë punonjës e mjete tokësore në mes të detit e ishullit, duke harxhuar kohë, energji e duke mos patur efiçencën e nevojshme të vënies nën kontroll. Zjarrshuarit nëpërmjet Facebook-ut bëjnë sikur harrojnë se zgjidhja e vetme për vendosjen nën kontroll të zjarrit, qysh në ditën e vatrën e parë mbetet shuarja e tij nëpërmjet ajrit.

Përherë, gjatë stinës së verës, zjarret në zona të caktuara, si fenomene të shpeshta të kësaj stine, asnjë lloji ndërgjegjësimi, gatishmërie e planzbatimi emergjence nga subjektet e pushtetit lokal e qendror.
Zjarri aktiv prej 3 ditësh dëshmon paaftësinë organizative të emergjencave civile dhe gatishmërinë menaxheriale të dalë jashtë kontrollit të tyre.

Përveçse postimeve, të cilat sa vijnë e bëhen më të larmishme në faqet e pushtetit lokal, asnjë ndërhyrje nga ajri për këtë rast tipik, zgjidhja e së cilës mbetet vetëm ndërhyrja nga ajri.

Apeli jonë qytetar ndaj emergjencave civile e instancave përgjegjëse mbetet ndërhyrja nga ajri, si e VETMJA zgjidhje e situatave të tilla emergjence.

Nderojmë punën e palodhur të zjarrëfikësve të ndodhur atje prej disa ditësh, duke vënë çdo minutë që kalon jetën e tyre në rrezik.Jemi mirënjohës pafund ndaj tyre!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

About Redaksia

Check Also

Dosja-Rama, krimi, vjedhjet dhe korrupsioni që do të trondisë BE, çfarë përmban

Pyetje: Në 22 dhe 23 tetor të gjithë deputetët e PD do të shkojnë në Strasburg …

Leave a Reply