Deklarata e ish-drejtuesit të policisë/ Vrasja e Ervis Martinajt është vrasje shtetërore

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi deklarimin e sotëm të babait të Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, në GJKKO se i biri është zhdukur. Prençi u shpreh se kjo është një vrasje shtetërore, duke e lidhur këtë me deklaratat publike të bëra nga zyrtarë të lartë.

“Unë mendoj se vrasja e Martinajt është vrasje shtetërore. Kohë më parë Ervis Martinaj u kërcënua nga kryeministri Rama që ne ta dimë targën, makinën se çfarë bën etj. Ka patur konflikt me biznesmenë dhe me familjen kryeministrore për lojërat e fatit. Dhe kur thotë kryeministri, kjo vrasje do të jetë e vështirë për t’u zbuluar nga shteti.

Unë nuk po them se e ka vrarë Edi Rama, por nëse një personazhi të botës së krimit i përmendet emri, ai bëhet tabelë qitje.

Pastaj më vonë kryeministri tha: ose gjejeni të gjallë dhe vëreni në pranga ose gjejeni të vdekur dhe shpalleni të numbur.

Unë nuk pajtohem me këtë formë që kryeministri të merret me zhdukje njerëzish.

Pastaj pas zhdukjes, u tha se brenda 100 ditëve, Martinaj do të gjendet. Kanë kaluar 1200 ditë dhe nuk u gjet. Kur erdhi ministër i brendshëm Taulant Balla tha se ne shpejt do të prononcohemi pulbikisht se e dimë fatin e Ervis Martinajt. Kanë kaluar edhe 3 ministra e tjerë dhe s’ka asgjë.

Ka ndodhur një ngjarje në Lumit e Matit dhe një te TEG ku u plagosën 3 fëmijë. Edhe ata që kanë dorë, normalisht ndjehen të shqetësuar, se kanë dorë.

Ata që kanë patur konflikte, policia i ka të evidentuar. Mundet që elementë të policisë e dinë fatin e Martinajt. I ati ka qenë biznesmen, por edhe Ervisi ka paguar taksa.

Pjesa tjetër që ka paguar taksa duhet të kthehen. Ngadalësimi i kthimi i pronave, do të thotë se ka dorë shteti”- tha Prençi.

About Krye Redaktor

Check Also

Bashkimi Europian kërkon arrestimin e Ballukut/ “Të zbatohen standardet europiane për heqjen e imunitetit…”

Brukseli ka miratuar zyrtarisht draftin e qëndrimit të përbashkët të Bashkimit Europian për Shqipërinë, të …