Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha teksa ju lexoni kushtet e shtuara në raportin e IBAR, Edi Rama e lexon këtë raport si një fitore e qeverisë dhe një humbje e opozitës që sipas tij tentoi të nxijë imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Keni një përgjigje për këtë deklaratë?
Sali Berisha: Në fakt ky raport është një fitore për çdo shqiptar që konsideron të ardhmen e tij më të mirë në Bashkimin Europian, por beson se shqiptarët në këtë proces bëhen më të lirë, më të mëkëmbur, më të sigurt, me kusht që ky të jetë një proces i bazuar në meritë.
Cili do, le të marrë dhe të lexojë e të krahasojë raportin e Shkurtit me raportin e Majit dhe në qoftë se ka një njeri i cili futet në rreth të kuq, ai e ka emrin Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.
Natyrisht, unë në çdo moment, me të gjitha këto amendime, procesi i integrimit në Shqipëri edhe mund të ndalohej, edhe mund të shpërbëhej.
Por ka një faktor madhor, për të cilin Partia Demokratike është 100% dakord, dhe ky faktor madhor është faktori gjeopolitik, i cili përcakton përkatësinë e këtij vendi të themi në orbitat apo zonat e influencës të Bashkimit Europian, zonën euroatlantike apo hapësirat e tjera.
Por me këto amendime, me këto pozicione, krahasoni pak ato që ishin. Dhe të kuptohet se procesi i integrimit të Shqipërisë, i bazuar në këto benchmark do të jetë ai që duan shqiptarët, dhe jo Edi Rama dhe mafia e tij.
Do të jetë një proces i bazuar në meritën, në përmbushjen e standardeve dhe ju e patë vetë se si Coela (një grup pune jashtëzakonisht i rëndësishëm për dokumentin) ka përcaktuar se çfarë duhet të zbatojë Shqipëria.
Tani ai, domethënë e bazon çdo gjë në mashtrim, çdo gjë në të paqenë. Por tani ka marrë fund. Janë dy raporte: raporti i AFETIT i cili përshkruan Shqipërinë ashtu siç është dhe jo ashtu siç përpiqet ta mashtrojë Edi Rama, dhe raporti i Coela i cili realitetin shqiptar e paraqet ashtu siç është dhe përcakton detyrimet, përcakton benchmark, standardet, objektivat që Shqipëria duhet të arrijë në proces.
Ndaj dhe shqiptarët tani dinë të dallojnë se Edi Ramës, para se t’i dalë fjala, i del gënjeshtra nga goja.
E ka me tapi! Ai e ka gënjeshtrën me tapi. Nuk ia merr dot kush, nuk ia heq dot kush.
Gazeta RD