Agim NESHO
Klubi i djemve të gjatë dhe korrupsioni e krimi i errët Ballkanik
Diplomacia amerikane gjithmonë ka shkëlqyer kur në momente të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare vendos figura të shquara ushatarake, të cilët njihen për integritetin, vendosmërinë dhe përmbushjen pa kompromis të misionit të tyre.
Në këtë klub të famshëm të gjeneralëve-diplomatë bën pjesë edhe Eric Wendt, pasues i Gjeneralit MacArthur, i gjeneralit dhe diplomatit të famshëm Colin Powell, por edhe negociatorit diplomatik Ambasadorit James F. Jeffrey. Qënia në këtë klub ka një cilësi: devocion dhe pasion për ti shërbyer vendit.
Sfidat e para për të realizuar misionin sigurisht vijnë nga e shkuara, të cilët kërkojnë me insistim të ruajnë projektet e tyre dhe status-quo. Në dëgjesën në Komisionin e Jashtëm të Senatit, një politikan me eksperiencë por edhe me kontribute të pamohueshme për rajonin e Ballkanit si dhe për Ballkanin e Hapur, i kërkoi Gjeneralit Wendt të bëhej pjesë e klubit të djemve të gjatë, klub që në Ballkan e ka krijuar Rama-Vucic, të cilët kanë mbijetuar nga klientelizmi, blerja e influencës dhe e kanë vënë korrupsionin në “dobi” të politikës.
Përgjigja elegante e Ambasadorit Wendt ishte se “gjatë eksperiencës time kam takuar nga liderat më të këqinj që më thonin – ky është problemi dhe kjo është rruga që duhet të zgjidhet. Por unë preferoj ti shoh dhe njoh cështjet dhe situatën vetë.”
Nuk ishte vetëm krenaria dhe integriteti i një gjenerali, që jetën e tij ia ka dedikuar atdheut, që me formacionet e beretave të gjelbra e deri tek misionet e tij në Afganistan, Europë dhe Lindjen e Mesme.
Çfarë mund ta lidhë atë më klubin e djemve të gjatë të Ballkanit, kur njëri prej të gjatëve i kishte falur shpirtin shejtanit duke u bërë ministri i propagandës së kriminelit Milloshevic, kurse tjetri në rini kishte formim anarkist, hippie, ku merita e vetme ishte të dilte me torolinka jashtë në plazhet nudo të Francës. Si mundet, që një gjeneral i madh ti bashkohet të njëjtit klub me autokratët ballkanikë, që shtypi francez dhe amerikan i quan përfaqësues të narko-shtetit dhe bashkëpunimit me mafian!
Gjenerali Wendt ishte shumë i qartë në prioritetet e tij: Lufta kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe rritjen e sigurisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë. Për të patur sukses në këtë drejtim, duhet të konfrontohet me klubin e djemve të gjatë, të cilët kanë shkatërruar demokracinë dhe kanë kapur shtetin.
Suksese Gjeneralit Wendt, që mund ta bëjë misionin ambasadorial të tij një mision historik!
Gazeta RD