Këlliçi: Demokratët e Tiranës të vendosur për të çuar përpara betejën opozitare

Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook konstituimin e kryesisë së Degës nr. 9 të Partisë Demokratike në Tiranë.

Sipas Këlliçit, kryesia e re përbëhet nga “demokratë e demokrate të motivuar dhe të vendosur për të çuar përpara betejën me regjimin e Edi Ramës dhe për t’i ofruar zgjidhje Shqipërisë”.

Postimi i Këlliçit

Konstituohet kryesia e Degës nr. 9 të PD në Tiranë, me demokratë e demokrate të motivuar dhe të vendosur për të çuar përpara betejën me regjimin e Edi Ramës, e për t’i ofruar zgjidhje Shqipërisë.

Demokratët e Tiranën dhe gjithë Shqipërisë janë të ftuar nesër në referendumin për votëbesimin e Kryetarit, Sali Berisha në procesin një anëtar një votë, që mbahet në qendrat e votimit pranë zyrave të çdo dege, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet te informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën

Deklaratë e Partisë Demokratike Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta …